Ismaili për ambulantat moderne: Po marrin fund pritjet e gjata dhe shërbimet jo cilësore të qytetarëve

10:11 / E martë, 10 Prill 2018

Pritjet e gjata të qytetarëve dhe shërbimet në kushte jo të favorshme për ta, shumë shpejt pritet të marrin fund në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund

Lexoni statusin e tij të plotë!

Qytetarët tanë për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak të favorshme për të marrë shërbime cilësore. Këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund. Investimi, që po e bëjmë në ambulancat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët. Ata meritojnë kushte më të mira për trajtime dhe gjatë këtij mandati, ofrimi i këtyre kushteve do të jetë përkushtimi im.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400