Ismet Beqiri: Kosovarët kudo që ndodhen në njërën anë janë me Amerikën

13:34 / E hëne, 08 Janar 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë lidhje shpirtërore, shtetërore me Amerikën dhe se nuk do të lejojnë të shkëputet, të rrënohet apo të shkatërrohet.

Sipas Beqiri, është dëshmuar dhe do të dëshmohet gjithmonë se qytetarët e Kosovës kudo që ndodhen në njërën anë janë me Amerikën dhe miqtë ndërkombëtarë

Postimi i plotë:

Të dashur Qytetarë të Kosovës

Të dashur Bashkëkombas

-Të kundërshtosh dhe kontestosh qendrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

-Të dyshosh në qëllimin e mirë të këtij Shteti,ndaj qytetarëve dhe Shtetit të Kosovës,pas gjithë asaj qe kan bërë dhe po bëjnë për ne,pas gjithë këtyre viteve,

-Të refuzosh doren e shtrirë amerikane për ndihmë,përkrahje për zhvillim,forcim të Shtetit të Kosovës,

-Të tentosh të përbuzesh,mohosh,si faktor vendimtar,popullin dhe shtetin amerikan për shtetbërjen tonë,

-Të bëhesh bukëpërmbysës ,mospërfillës,ndaj Amerikës,popullit amerikan,

-Të mundohesh të gënjeshnë stilin si psh.se atë që thot Ambasadori amerikan,është mendim i tij,

-Të thuash se nuk po rrezikohen,prishen raportet me Amerikën dhe miqët tonë ndërkombëtar,

-Të mundohesh të rrēnosh,një lidhje-miqësi të perhershme me Ameriken,siq thoshte Presidenti Historik i Kosovës Ibrahim Rugova,

-Të tentosh të mohosh përkrahjen vendimtare te Amerikës dhe Nato-së për shpëtim nga gjenocidi serb,

-Të përbuzësh rolin vendimtar amerikan për lirinë dhe pavarsin tonë…

 

Kjo është:

 

Mund të thuhet budallaki e llojit të veqant,madje është përtej kësaj…

Për mua,nga kushdo që bëhet kjo,në çfarëdo forme a mënyre është rrezikim i interesave të qytetarëve dhe Shtetit të Kosovës,….pse jo tradhti e këtyre interesave dhe thikë pas shpine ndaj miqëve…

 

Megjithatë bindja ime dhe jo vetëm e imja është se:

 

-Qytetarët Kosovës këtë lidhje shpirtërore,lidhje shtetrore,nuk do të lejojn të shkëpute,të rrenohet dhe shkatërrohet

 

-Çdo formë demokratike duhet përdorur nga qytetarët dhe ne,që nuk mendojm si ata individ,të rideshmohet kjo lidhje,jo se kjo nuk është dëshmuar në vazhdimësi nga qytetarët,por të jetë nje formë e distancimit nga ata individ të papërgjegjshëm,që për interesa të tyre,janë në gjendje të shkatërrojn qdo gjë,të rrënojn këtë URË dhe partneritet të ndërtuar me mund,dije,djersë dhe gjak,për shumë vite,veqmas prej viteve të 90-ta e deri më tani…

 

Kemi deshmuar dhe do të dëshmojm sa herë të jetë e nevojshme,se qytetarët e Kosoves,shqiptarët kudo ku ndodhen,janë në njëren anë,janë me Amerikën dhe miqët nderkombetar…

E individet e papërgjegjshëm në anën tjetër,të vetmuar,e të pafuqi…

 

Ne jemi shtet dhe duhet të sillemi si shtet,shtet i përgjegjshëm.

Ne u ndihmuam në kohët më të vështira nga Amerika dhe miqët tjerë

Neve po na mbështesin në ndërtimin e shtetit,zhvillimin tonë ekonomik

Neve po na perkrahin financiarisht,

Neve po na perkrahin ushtarakisht dhe politikisht….

E gjithë kjo përkrahje që po na bëhet,e presim,është e drejtë,e mirëpresim…por

ne duhet jo vetëm të presim përkrahje por edhe të dëshmojm që jemi të përgjegjshëm,që e meritojm,se jemi shtet që i respekton obligimet e marra,i respekton marëveshjet ndërkombëtare,në bashkëpunim me miqët tonë nderkombetar.

Psh.pëtveqtjerash,qëndrimi amerikan dhe miqeve tjerë është i ditur për demarkacionin me Malin e Zi,për Gjykatën Speciale,për Ushtrinë e Kosovës…e për shumë qështje tjera,janë qëndrime të drejta dhe për të mirēn tonë.

Në të kundërtën pse të tjerët të na respektojn,të na përkrahin,nëse ne nuk i kryejm obligimet tona?

 

Shteti nuk është vetëm për privilegje dhe përfitime kombëtare e ndërkombëtare,por edhe krijon detyrime që duhen respektuar.

 

Këto janë obligime tona kombetare,

shteterore,qytetare…

-Shpia mbahet me miq,shpia nuk mbahet pa miq…

-Ne nuk jemi popull mosmirënjohës dhe bukëpërmbysës

 

-Qytetarët tonë nuk mund të lejojn që individët të na izolojn,ti marrin në qafë qytetarët tonë,fëmijet tonë,të ardhmen tonë…kjo nuk mund të bëhet,kjo nuk bënë të lejohet…

-Ky nuk është vetëm shqetësim i imi,mendim dhe bindje e imja,por edhe e shumë qytetarëve që takoj qdo ditë,e besoj plotësisht edhe të shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës dhe bashkëkombaseve tonë kudo ku ndodhen.

 

Qëndrimet e mia,si të tilla i them dhe do ti them si qytetar,Deputet,zyrtar partiak-politikë,gjithmon dhe kudo,me qytetaë,,në media, në Parti(LDK),në Kuvend dhe Institucionet tjera.

Ky është obligim imi,përgjegjesi e imja,qytetare,Institucionale,politike dhe partiake…

Miqësia jonë me SHBA-të është dhe do jetë e përhershme.

Respekt për miqët tjerë nderkombëtar,për përkrahjen për ne.

Këtë e thonë dhe dëshirojnë edhe qytetarët.

Në këto zhvillime LDK mbetet gardiane e mbrojtjes dhe ndërtimit të Shtetit të Kosovës dhe ruajtjes së miqësisë dhe partneritetit me SHBA-të dhe miqet tjerë nderkombetar.

E individëve të pa përgjegjshëm u themi se vertetë po shqetësoni qytetarët me sjelljet,veprimet tuaja,por veq po koritni.

 

I.Beqiri

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400