Izet Haxhia: Ja ku i keni kokat e krimit. Filloni me Liken kaloni tek Berisha, vazhdoni me Bashën e Monën, Llallën…

13:08 / E premte, 10 Nëntor 2017

 

Nuk ka munguar reagimi i Izet Haxhisë mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerim Johannes Hahn mbi ‘sukseset’ e bazuara në fakte të luftës kundër krimit dhe drogës. Haxhia shprehet se lufta kundër kokave të krimit nuk bëhet me deklarata boshe.

Postimi i Izet Haxhia

Nuk arrij ta kuptoj kete punen e luftes kunder kokave te krimit dhe kapjen e peshqeve te medhenj. Me duket se edhe te huajt ,edhe politikanet tane dhe media na marrin per budallenj si popull.Qe jemi budallenj eshte e vertet po jo kaq te trashe sa kujtojn keta qe perpiqen te na mashtrojne pa pike turpi.

Ore si u beka lufta kunder krimit me deklarata boshe ,reklama e ceremoni apo fushate. Per çfare koka krimi e peshq te medhenj e keni fjalen ?Po ja ku i keni more shkerdhata kokat e krimit.Filloni me Liken kaloni tek Berisha me lukunine e tij ,vazhdoni me Bashen e Monen keni Dhallen me tufen e prokuroreve dhe gjykatesve te majmur nga korrupsioni e vjedhja. Keni ish minstrat dhe burokratet e larte qe erdhen ne detyre pa breke dhe u bene milionere.

Pastaj ju vjen ne rrjete Timonjeri sepse edhe ai eshte nje gur themeli i ketij sistemi kriminal klanor -mafioz qe u ndertua ne keto 27 vite. Nqs e keni seriozisht leni keto marrezira me eksperte FBI e te çfardo lloji. Lufta kunder krimit nuk behet me deklarata boshe e reklam ne media. Mjaft se na e hapet barkun. Jo vjeshta jo pranvera e dimri.Shqiptaret duan drejtesi e jo deklarata boshe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400