Ja si tallet Kimete Berisha me Ramush Haradinajn

12:50 / E premte, 10 Nëntor 2017

 

Publicisjta e njohur Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, është tallur keq me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Berisha ka shkruar se Ministria e inovacionit e ka lansuar idenë që qeveria Haradinaj të angazhojë kaskadera që u ngjajnë ministrave dhe kryeministrit për rastet e rrezikut.

“Puna me ecë nëpër zjarr, popullit t’i duket që po ecë Ramushi, ama të jetë sozia e tij. Më tha njëri shumë i besueshëm se atë ditë kur Ramushi doli dhe kinse i pastroi xhamat e qeverisë, ka qenë në fakt një aktore e Shkodrës, e cila është angazhuar me kontratë mbi vepër që t’i kryejë punët femërore të Kryeministrit. Kur paraqitet nevoja, për shembull, që dikush t’i katrriset ndërtesës së qeverisë, ose, mos e bë Zot vjen”, ka shkruar Berisha.

Ja postimi i plotë i saj:

Ministria e inovacionit e ka lansuar idenë që qeveria Haradinaj të angazhojë kaskadera që u ngjajnë ministrave dhe kryeministrit për rastet e rrezikut.

puna me ecë nëpër zjarr, popullit t’i duket që po ecë Ramushi, ama të jetë sozia e tij.

Më tha njëri shumë i besueshëm se atë ditë kur Ramushi doli dhe kinse i pastroi xhamat e qeverisë, ka qenë në fakt një aktore e Shkodrës, e cila është angazhuar me kontratë mbi vepër që t’i kryejë punët femërore të Kryeministrit.

Kur paraqitet nevoja, për shembull, që dikush t’i katrriset ndërtesës së qeverisë, ose, mos e bë Zot vjen

Për rastet emergjente kur kryeministri (m’o Zot) detyrohet të ecë nëpër zjarr, është angazhuar një dervish i Gjakovës (ia ka gjetur Ardian Gjini), i cili njihet për aftësitë e tij të fshehta me hëngër hekur në rast nevoje. dhe një tjetër dervish i rryer, që jeton në malin e Tomorit, nuk ia di emrin, po ish kushëri iIlir Metës, i cili ish në gjendje me përbi zjarrin si ujin, nëse paraqitet nevoja.

Meqenëse Kryeministri preferon të jetë në dy vende në të njejtën kohë, ndërsa natyra nuk ia ka mundësuar njëtë të tillë, atëherë tenderi për kaskadera dhe sozi është gjetje brilante.

Nuk është me rëndësi kush je në të vërtetë, me rëndësi është ‘si kush dukesh’. Nëse dukesh si Ramushi, për neve ti je Ramushi.

Konkursi për kaskadera ka paraparë edhe gjetjen e sozive të ministrave e ministreshave të qeverisë, përveç Behgjet Pacolli, i cili kish preferuar të ‘rrezikoj’ dhe t’i kryej vet, pa ndihmën e kaskaderit dhe sozisë së tij të gjitha punët.
Ia kishin gjetur në Suedi një sozi, identike, me hundë e me buzë si të tij, dhe në fillim ish pajtuar që ta dërgoj sozinë e tij bile në Afrikë, e vet të flej pak se u lodh, ama, prapë se prapë, hoqi dorë nga ‘sozia’ e tij, se i dukej vetja pak më i bukur se ai dhe frikësohej mos po e zbulojnë afrikanët.

Ndërkohë, do të kërkohet sozia edhe për gratë nga gratë e ministrave.

Krahas sozive, janë angazhur edhe 120 frizerka e shminkerka lokale (të specializuara në Turqi), që ta lyejnë qeverinë me profesionalizëm dhe shpejt, sepse Kryeministri është ankuar në vonesat e ministrave të tij, derisa po vakarrohen e peshqilohen në shtëpi.

Plus, njëra një ditë ish habitur dhe i kish harruar dy llokme në flokë, dhe në atë gjendje ish futur në takimin e qeverisë, ndërsa ministri i Shëndetësisë i kish harru tregerat në shtëpi, dhe gjatë mbledhjes i kishin ra pantolat në dysheme. Fati i tij që e kish parë vetëm ministri i Drejtësisë dhe nuk ka kish bë të madhe.

Për nevojat estetike të qeverisë Haradinaj, keyeministria po e përgatit tenderin për furnizim me 10000 litra sherk dhe 55000 litra ngjyrë të flokëve. Monitorimi i shminkave qeveritare do të ruhet nga njësitet speciale, se shminkat nuk janë si librat, që midis xhadesë m’i lënë s’ti merr kush.

Qeveria duhet të duket bukur, sidomos ministria e punëve të jashtme, sepse, pamja e jashtme në perendim e përcakton bukurinë e shpirtit dhe mendjes. P.S. Përndryshe, po më vjen tugë prej ????, se ju kisha tregu edhe plot sende tjera, ishim knaq.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400