Kajtazi godet Haradinajn: Rugovën askush nuk e përzuri nga zyra, ndërsa sot…

23:25 / E premte, 17 Nëntor 2017

 

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka tërhequr një paralele mes Presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe atij që është sot në krye të qeverisë.

Kajtazi ka thënë se me gjithë kërkesat radikale që kishte Rugova edhe kur Kosova nuk ishte as “fshat” askush nuk e nxori atë nga zyra ndërsa sot kur Kosova jone, shtet i pavarur, ka ardhur ne pozite qe figura eminente te politikes botërore e lëshojnë zyrën për shkak te pranisë se Kryeministrit te Republikës se Kosovës!/BS

Ja postimi i tij i plotë

Merreni me mend gjate viteve 1990-1999, kur Kosova nuk ishte as fshat, kur Ibrahim Rugova “paqesori” neper zyrat me eminente te fuqive botrore parashtronte kerkesen me radikale, me militariste: “Kosova shtet i pavarur”. Askush nuk e perzuri nga zyra, askush nuk e leshoi zyren per shkak te tij.
Tani qe jemi ne vitin 2017, kur Kosova jone, shtet i pavarur, ka ardhur ne pozite qe figura eminente te politikes botrore e leshojne zyren pershkak te pranise se Kryeministrit te Republikes se Kosves!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400