Kandidati i VV-së në Prizren dënohet nga Facebook për gjuhë të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI

14:35 / E mërkure, 11 Tetor 2017

 

Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Prizrenit, Arian Zhezairi, është dënuar me fshirje të një postimi nga rrjeti social Facebook. Postimi përmbante gjuhë të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI lidhur me paradën e sotme.

Por, edhe pas dënimit që i bëri Facebook ai ka vazhduar të thotë se pjesëtarët e këtij komuniteti kanë çrregullim.

“Aq shumë për lirinë e shprehjes”- e ka nisur reagimin e tij Zhezairi duke thënë se edhe nëse i cenohet e drejta e shprehjes nuk do të ndalet.

Ky është statusi i tij i plotë:

So much for FREEDOM of expression. Ashtu siç parandjeja, por një grimcë më lehtë kësaj radhe, Facebook ma hoqi shkrimin e mbramshëm mbi paradën e sotme. Kjo qartëson se ky komunitet nuk guxon të preket, këta gëzojnë imunitet të plotë, ani pse pas vetes mund të kesh varg argumentesh shkencore mbi një çregullim të këtillë.

Për mu kjo asht ndritje e mirëseardhun mbi t’vërtetën e politikave që u imponohen shteteve t’vockla si ky i joni. Po ashtu, dëshmon që liria e shprehjes asht selektive, dhe merr formë varësisht prej interesave të të fortëve.

Sidoqoftë, mendimin, guximin, dhe t’drejtën time për t’u shpreh, sado që mund t’ma cenzurojnë, kurrë s’do t’mund të ma ndalin. Bre hemoroidet ju dalshin hë!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400