Kimete Berisha, Glaukut: “Të jesh ‘i keq’ edhe cinik nuk bën, se ta ‘then’ hundën dikush

14:42 / E premte, 11 Gusht 2017

 

 

Kimete Berisha është njëra nga vajzat e Kosovës e cila është shumë aktive nëpër rrjetet sociale dhe shpesh herë sjellë reagime shumë interesante, shkruan Infokusi.com

Berisha shpërthen shpesh herë dhe është e papërmbajtshme për ta shprehur atë që mendon. Kësaj radhe Glauk Konjufca ishte ai qe ia zuri rrugën, për të cilin nuk kurseu asnjë fjalë.

I gjithë diskutimi i saj ndaj Glaukut ka të bëjë me kryesuesin aktual të kuvendit, Adem Mikullovci.

Lexoni postimin e saj të plotë:

“Jo bre i dashur Glauk, s’ka qenë as Adem Mikullovci mehlem për varrë, dhe rrudhat e tij (qysh tha një gazetar i RTK-së (ekspert i lëkurës njerëzore dhe dermatologjisë), kur ia deshifroi rrudhat si pasojë e vuajtjeve të tij për këtë popull)…nuk janë rrudhat e tij shprehje e vuajtjes (mos e rreni popullin), por janë shprehje e pleqërisë dhe gjeneve.

Bile njerëzit e vuajtur s’rrudhen hiç. Po t’thotë Kimetja. Më shumë rrudhën njerëzit e zemëruar dhe ata që kanë sekrete.
Humoristi rrudhet nga mërzia pse nuk e merr kush seriozisht.

Ti Glauk, që (na bën nervoz) se flet vetëm në OFF , kur të plakesh do ta kuptosh se pleqëria nuk është ‘gjynah’, përkundrazi. Me qesh me plakun s’është hiç gjynah.
Sidomos kur plaku është humorist i ‘keq’. Së paku mua (që i kam gjetë behane edhe Çarli Çaplinit 😜), humoristi juaj s’më ka bërë kurrë të qesh, ama kurrë.

Sepse, ky gjithmonë ka qeshur kur s’duhet, dhe ka qarë kur të tjerët kanë qeshur.

Për shembull, kur më 1968 shqiptarët u organizuan në demonstrata gjithëpopullore kundër qeverisë së Beogradit dhe kërkuan ‘Vetëvendosje’, Adem Mikullovci bënte humor me aktorë serbë në serialin ‘Kad sam bio vojnik’ i shtëpisë filmike të ushtrisë jugosllave ‘Zastava film’, (1967-1969).

Për herë të parë parulla ‘Kosova Republikë’ u dëgjua në Kosovë më 27 Nëntor 1968, dhe Ademi nuk qëlloi këtu që ta dëgjonte këtë parullë nga qindra demonstrues shqiptarë që marshuan rrugëve të Prishtinës.
Nuk i dëgjoi me veshët e tij (se ishte i zënë me humorin e prodhuar nga ushtria jugosllave), as demonstruesit në Mitrovicë, Gjilan, Podujevë, e gjithkah ku kishte shqiptarë, të cilët thërrisnin ‘Poshtë politika koloniale në Kosovë’, ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Duam universitet’ etj.

Policia serbe reagoi ashpër kundër demonstruesve të 1968-tës, ku vrau një protestues, plagosi dhjetëra të tjerë (një demonstrues mbeti pa njërën veshkë), arrestoi qindra shqiptarë, dhe dënoi me burg 44 veta.

Ti ende vazhdoje humorin në ‘Kad sam bio vojnik’.

Gazeta austriake ‘Die Press’ mē 9 Dhjetor 1968 shkruante se si serbët kërkojnë që ‘Të gjithë shqiptarët duhet shpërngulur në Shqipëri’, por kjo nuk vlente për Adem Mikullovcin, të cilit iu ‘dha një afat’ derisa të përfundonte seriali më 1969, pastaj do të mund të amnestohej mbasi që ka arritur që me gjuhën serbe t’i bëjë serbët të qeshin (shkaku se edhe humori si idiomat, nuk përkthehet).

As Adem Mikullovci nuk e ka pasur lehtë. Është ‘detyruar’ t’i bëjë serbët të qeshin në Serbi (fati i tij që n’birë vakt e ka ditur serbisht ‘ujë’, në kohën kur në Kosovë, shqiptarët e shkretë s’dinin kam t’ia mbanin.

Normal, populli vazhdoi luftën për liri (edhe pa Adem Mikullovcin), i cili në një moment reflektimi e mori seriozisht Republikën e Ibrahim Rugovës (e cila po ashtu ishte ‘e vendosur’ nën Jugosllavi), dhe sikur të ishte e mjaftueshme ajo Republikë, atëherë nuk do të kishte pasur nevojë për Republikën e 2008-shit.

Aman, Zaman.
Dëgjo mua.
Vetëm dhe ekskluzivisht UÇK-së i ka hije me ‘shitë mend’ (nëse bash s’bën pacshitë mend), ndërsa kalkulantët, ata që qeshën kur s’duhet, ata, mirë kish qenë me mbyll gojën ose me kërku falje që kanë qeshur vend e pa vend, sipas kërkesës së ‘Ushtrisë Jugosllave’ në ‘Zastava film’.
Jo, po hiç bre, as me kërku falje s’ka nevojë, se Cicero (u prehtë në paqe), thoshte se ‘Plakun nuk bën me këshillu’.

Pastaj, hajt hajt, kaloi koha, u bë viti 1974, dhe Adem Mikullovci luajti një rol në filmin serb ‘Crveni udar’, që ishte një goditje e kuqe (demek e përgjakshme) e komunistëve serbë kundër gjermonëve, të cilët e kishin okupuar Trepçën.

Nejse, ka vend për përmirësime.
Të jesh njeri i keq është natyrore, por të jesh ‘i keq’ edhe cinik, nuk bën, se ta ‘then’ hundën dikush, nëse jo me grusht, e vizualizon thyerjen e hundës tënde, me imagjinatë. Ta thyen me mend.

P.S. Megjithatë, në serialin ‘Kad sam bio vojnik’, ndodh një dialog i shkurtër por i bukur.
– Një ushtar e pyet, tjetrin ushtar:
‘Prej kah vjen ti?’
-Ushtari ia kthen: ‘Mos më pyet prej nga vijë por, më pyet ‘Ku po shkoj’

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400