Kimete Berisha tallet me Blerand Stavilecin, e bën rekordmen

21:06 / E martë, 08 Gusht 2017

 

Opinionisja Kimete Berisha është tallur keq me Blerand Stavilecin e PDK-së, kështu duke e vënë në mesin e rekordmenëve botërorë.

Ajo ka komentuar lajmin ku thuhet se Stavileci qysh në moshën 14-vjeçare kishte blerë një lokal në Prishtinë.

Berisha përmend edhe raste të tjera në histori siç është Gjino që kishte hyrë 14-vjeç dhëndër, e që nuk ishte i vetmi.

Por për Stavilecin thotë se ende e mban rekorin botëror për blerje të patundshmërisë në këtë moshë, sidomos në kohë lufte.

Ja shkrimi i plotë i Berishës në Facebook:

Kimete Berisha tallet me Blerand Stavilecin, e ben rekordmen

Rekorde të fëmijëve shqiptarë:

14 vjeç, Gjino ka hyrë dhëndërr,
14 vjeç, Blerand Stavileci ka blerë lokal nga një serb në Prishtinë.

(Mahatma Ghandi u martua ‘moc’ me Gjinon e Çajupit, bile një vit më i ri se Gjino, 13 vjeç, dhe jetoi me gruan e tij një vit më të moçme se ai, derisa ajo vdiq,
ama Blerand Stavileci ende ruan rekordin botëror për blerje të patundshmërisë (në kohë lufte, okupimi e varfërie, kur shqiptarët vriteshin, burgoseshin, rriheshin, plaçkiteshin nga policia serbe;
pa punë, të larguar e të përzënë me dhunë, pa objekte shkollore, jetonin ekskluIvisht nga ndihmat humanitare, ndërsa Blerandi i pati 50 mijë Marka të blejë lokal 34 metra katror nga serbi, i cili padyshim udbash ish dasht me qenë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400