Kolë Berisha, përmes një foto të rrallë me Ibrahim Rugovën, bën thirrje të votohen kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash

13:00 / E enjte, 19 Tetor 2017

 

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, njëherit një prej figurave të rënëdsishme të LDK-së gjatë viteve të 90-ta dhe pas luftës, ka përkrahur kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash. Berisha përmës një fotografie të rrallë, ku shihet pranë Ibrahim Rugovës thotë se është i lumtur që Lidhja ka dëshirat e njëjta si në fillim për lagjen, qytetin, shkollën etj.

Berisha tregon se në fillimet e LDK-së ishte ëndërr Republika ndërsa sot është përpjekja për të zhvilluar vendin.

Ai ka ftuar qytetarët që të përkrahin kandidatët e LDK-së për kryetar komunash.

Ky është statusi i tij i plotë në FB,

Kur ne u bashkuam në fillim në #Lidhje ëndërra jonë ishte Republika e lirë dhe e pavarur. Ne atëherë e nisëm si refuzim. Nuk mund ta pranonim shtypjen, segregimin e varfërinë si fatin tonë të paracaktuar. Arritëm që të lidhur së bashku t`u japim fëmijëve tanë lirinë dhe Republikën.

Sot, kohët janë tjera por përpjekja për ta përparuar vendin mbetet e njëjtë. Jam i lumtur se #Lidhja ka të njëjtat dëshira si dikur, për lagjen, qyteti e shkollën. Ka edhe njerëzit që i dalin zot vendit e #Lidhjes.

#MeArbaninAgiminLutenHakiunGazmedinSafetinHatiminXhaferinShaipinBesimi

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400