
Krasniqi: Reagimet e Beogradit për Asociacionin tregojnë se ata po duan Republikë serbe ose ndarje të Kosovës
10:32 / E mërkure, 11 Prill 2018
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi, ka reaguar për përplasjet mes të Brukselit dhe Beogradit lidhur me ligjet mbi të cilat do të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. “Reagimet që vijnë nga Beogradi, e sidomos nga Kryetari i Serbisë Vuçiqi, është më shumë se e qartë se politika zyrtare serbe është duke kërkuar hise më të madhe në Kosovë, pra ata nuk e kanë hallin për të drejtat dhe liritë e avancuara të qytetarëve serbe në Kosovë, ata po duan: Republikë serbe ose ndarje të Kosovës. Prandaj Vuçiqi i reagon Brukselit duke i thënë: “Le të na tregojë BE-ja se ku thotë në marrëveshje që duhet të formohet sipas ligjeve në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Infopress. Ju sjellim të plotë postimin e Krasniqit:
PËRPLASJET BRUKSEL- BEOGRAD PËR ASOCIACIONIN Beogradin e ka shqetësuar shumë deklarata e Kocijançiçit për asociacionin e komunave një etnike serbe në Kosovë, “se asociacioni duhet të formohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës”. Natyrisht që zëdhënësja e BE-së ka mundur të thotë edhe sipas Kartës Evropiane për Decentralizimin e Pushtetit Vendor dhe Dokumentit Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit përfundimtar të Kosovës, të njohur edhe si dokumenti i Ahtisarit. Një e vërtetë e madhe është se, komunitetit serbe ka të drejta më të avancuara në Kushtetutën e Kosovës se çdo komunitet tjetër në kontinentin tonë (Evropën). Gjuha serbe është gjuhë zyrtare, kanë autonomi goxha të madhe në siguri, drejtësi, arsim, shëndetësi etj. Reagimet që vijnë nga Beogradi, e sidomos nga Kryetari i Serbisë Vuçiqi, është më shumë se e qartë se politika zyrtare serbe është duke kërkuar hise më të madhe në Kosovë, pra ata nuk e kanë hallin për të drejtat dhe liritë e avancuara të qytetarëve serbe në Kosovë, ata po duan: Republikë serbe ose ndarje të Kosovës. Prandaj Vuçiqi i reagon Brukselit duke i thënë: “Le të na tregojë BE-ja se ku thotë në marrëveshje që duhet të formohet sipas ligjeve në Kosovë”. Natyrisht, Vuçiqi po tregon qëllimin e tij kur thotë: “ku thuhet se asociacioni duhet të formohet me ligjet e Kosovës”. Pra ai po kërkon që asociacioni të bëhet sipas ligjeve të Serbisë dhe çka thonë ligjet e Serbisë, zyrtarët serbë e deklarojnë shpesh si në korin e bretkosave të moçaleve. Këto deklarata dhe shumë të tjera duhet që t’i kenë parasysh të gjithë ata zyrtarë të lartë apo ekspertë që do të merren me bisedimet për formimin e asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Po një gjë duhet të kihet parasysh: Vetëm kërkesa për të pasur asociacion mbi baza etnike, është kundër frymës se Kushtetutës. Prandaj është më shumë se e qartë, Serbia po kërkon një nivel tjetër të pushtetit dhe vetëm për serbët. Pra, kërkesa e Serbisë nuk është për asociacion por për një Bashkësi të serbëve të Kosovës të ngjashme me Bashkësinë e Komunave serbe të Bosnjës. Kësaj kurthe të Serbisë mund t’i iket vetëm duke ua afruar Statutin ekzistues të Komunave të Kosovës, pra ashtu siç është edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saja dhe në dokumentat e tjerë të përmendura më lartë. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Kryetari Ahmeti flet për aktgjykimin që iu bë Inspektorëve, nuk e komenton lartësinë dënimeve
-
Lekaj: Drenicën po e lidhim me koridore të rëndësishme infrastrukturore
-
Hoxhaj pret delegacionin nga Britania, rikonfirmojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve
-
“Termocentrali ‘Kosova e Re’ do ta përmirësojë cilësinë në arsim” – margaritari i ministrit kosovar
-
Raporti i BE-së në duart e Thaçit
-
Fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e MPJ të Kosovës
-
Veseli: BE vlerësoi të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave
-
Babai i Aulon Zekës publikon foton e vrasësit të djalit, kritikon gjyqësinë për dënimin që ia dha
-
“Miratimi i Pakos së Gjyqësorit reflekton përpjekje të përbashkët për të fuqizuar sundimin e ligjit”
-
“Sasia e të dhënave që Facebook ka lejuar të rrjedhin është e tmerrshme”
-
Kelmendi godet: Haliti i mori fiks 8.8 milionë marka – tha se i duheshin për “sekrete ushtarake”
-
Veseli nderon martirët e vrarë në Poklek e Çikatovë
-
Vrasja e Ivanoviqit, O’Connell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë
-
“Po të ishte Auloni djali i dikujt prej ‘të mëdhenjëve’, sa do të ishte dënuar vrasësi i tij”
-
Brahimaj në 19 vjetorin e rënies së Shkëlzen Hardinajt: Ideali i dëshmorëve, obligim për ne!
-
Sejdiu paralajmëron debat të nxehtë nesër në Kuvend
-
Lekaj: Në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë
-
“Qeveria hallin vetëm në autostrada, thua se jemi tranzit”
-
Veseli bisedë telefonike me të mbijetuarin e Holokaustit, i lindur në Prizren
-
Kusari-Lila kërcënohet nga njëriu i Thaçit, ja çfarë i tha ai (Foto)