Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili sulmon rëndë Ramën

13:18 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama, duke e bërë përgjegjësin kryesor të kanabizimit të vendit dhe kthimit të Shqipërisë në një vend që konsiderohet si nyje e trafikut nga qendra Europiane e Drogave.

“Shqipëria është transformuar në një nyje të trafikut të heroinës” shkruan raporti europian, e Vasili shkruan në rrjetin social se “autor” i këtij krimi kundër vendit është vetëm një person, kryeministri Edi Rama.

Vasili sulmon gjithashtu dhe indirekt Saimir Tahirin, duke thënë se kreu i qeverisë pengoi drejtësinë dhe hetimin duke ruajtur imunitetin e ish Ministrit të Drejtësisë.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Pergjegjesia per drogen do ta shoqeroje kryeministrin gjithe jeten…

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) flet shume qarte, “Qe Shqiperia eshte transformuar ne nje nyje te trafikut te heroines.”

Kjo eshte tragjedia me e rende per Shqiperine per te cilen ka vetem nje pergjegjes; ai eshte kryeministri.

Jo vetem qe nuk e luftoi drogen, por e mbeshteti, e shfrytezoi, e perdori ate.

Ai eshte kryefajtori, qe PENGOI DREJTESINE, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre qe akuzoheshin nga prokuroria dhe partneret nderkombetare dhe kete e beri ne parlamentin shqiptar ne syte e gjithe botes.

Po Shqiperia eshte nyje trafikut te heroines. Kryeministri eshte autor i vetem dhe kryesor i saj dhe ai duhet te pergjigjet per kete.

Llogjet e tij kilometrike jane vetem devijim deshperues per t’i ikur kesaj pergjegjesie shume te rende, qe do ta shoqeroje gjithe jeten, po gjithe jeten ama..

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400