‘Kryeministri Haradinaj, ka probleme serioze’

11:36 / E shtunë, 06 Janar 2018

 

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka kritikuar kryeministrin Haradinaj, teksa ka cituar fjalët e tij “Unë nuk ju iku temave, përballëm me to”.

Sipas Gecajt nuk është përballje që problemi i Demarkacionit të hiqet si barrë nga vetja dhe t’i hidhet Kuvendit përgjegjësia.Shkrimi i plotë i Gecajt:

Ramush Haradinaj: “Unë nuk ju iku temave, përballëm me to”Si duket Kryeministri Haradinaj ka probleme seriozë me të kuptuarit e konceptit të përballjes. Nuk është përballje të hiqet qafe demarkacioni dhe të hidhet në taborin e tjetrit (Kuvendit)! Nuk është përballje abstenimi nga procesi më i rëndësishëm dhe më i ndjeshëm, dialogu me Serbinë, dhe prapë të hidhet në taborin e tjetrit (Presidentit)! Nuk është përballje as jepja e disa afateve shterpe pa asnjë mbulesë në lidhje me themelimin e ushtrisë! Dhe definitivisht të tillë qytetarët nuk e konsiderojnë as përballjen e fundit fatale me miqtë jetik të Republikës së Kosovës. Këto janë temat e mëdha zoti Kryeministër, jo ngritja parciale e marramendëse e rrogave dhe falja e borxheve shumë-milionëshe kompanive private!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400