Kryeziu: Vetëvendosja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe

12:34 / E premte, 12 Janar 2018

 

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), Ismet Kryeziu, ka bërë një reagim lidhur me situatën e fundit të krijuar në Vetëvendosje.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se Vetëvendosja e ka humbur mundësinë për të qenë ndryshe, dhe për ta bërë diferencën nga partitë tjera

Kryeziu shkruan se ai priste që krahu i të dorëhequrve të jetë më i emancipuar dhe të ketë një kandidat të vetin për Kryetar të partisë, ngase një garë e brendshme zgjedhore sipas tij, i bën mirë cdo partie.

Ky është postimi i plotë i Kryeziut në Facebook:

“Se çka po ndodhë me kryetarin e zgjedhur tashmë të VV-së apo me të dorëhequrit, është pak ose fare me rëndësi.

E rëndësishme është se VV-ja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe, për ta bërë diferencën nga partitë politike tjera dhe për të qenë model i demokracisë së brendshme!
Së paku kam menduar, se krahu i të dorëhequrve të jetë më i emancipuar politikisht, ta ketë një kandidat për kryetar, platformë politike, aktivizim e mobilizim të anëtarësisë për diskutime e prezantime të ideve, një fushatë dhe garë aktive brenda VV-së.
Pavarësisht rezultatit dhe zgjedhjes së kryetarit, gara e brendshme zgjedhore do t`i bënte mirë demokracisë së brendshme të subjekteve politike. Në këtë rast jo vetëm VV-së!”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400