Kur shqiptarët jetonin ekskluIvisht nga ndihmat humanitare, Blerandi blenë 50 mijë Marka lokal nga serbi

19:21 / E enjte, 10 Gusht 2017

 

Opinionisja Kimete Berisha është tallur keq me Blerand Stavilecin e PDK-së, kështu duke e vënë në mesin e rekordmenëve botërorë. Ajo ka komentuar lajmin ku thuhet se Stavileci qysh në moshën 14-vjeçare kishte blerë një lokal në Prishtinë

Ja shkrimi i plotë i Berishës në Facebook:

Rekorde të fëmijëve shqiptarë:
14 vjeç, Gjino ka hyrë dhëndërr,
14 vjeç, Blerand Stavileci ka blerë lokal nga një serb në Prishtinë.

(Mahatma Ghandi u martua ‘moc’ me Gjinon e Çajupit, bile një vit më i ri se Gjino, 13 vjeç, dhe jetoi me gruan e tij një vit më të moçme se ai, derisa ajo vdiq, ama Blerand Stavileci ende ruan rekordin botëror për blerje të patundshmërisë (në kohë lufte, okupimi e varfërie, kur shqiptarët vriteshin, burgoseshin, rriheshin, plaçkiteshin nga policia serbe; pa punë, të larguar e të përzënë me dhunë, pa objekte shkollore, jetonin ekskluIvisht nga ndihmat humanitare, ndërsa Blerandi i pati 50 mijë Marka të blejë lokal 34 metra katror nga serbi, i cili padyshim udbash ish dasht me qenë.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400