Kur do të lirohet Haradinaj sipas avokatit Koci

22:49 / E premte, 06 Janar 2017

 

Arianit Koci, avokat mbrojtës i Ramush Haradinajt përmes një njoftimi bërë në profilin tij në Facebook ka bërë me dije se kërkesa për lirimin e këtij të fundit është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata.

 

Ky është njoftimi i plotë i Kocit:

Njoftojmë të gjithë qytetarët se ekipi mbrojtës i Z. Haradinaj në koordinim të plotë, është duke punuar instensivisht që ish-Kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundur.

Kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata.

Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Z. Haradinaj dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundoj së shpejti.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400