Kurti i reagon Frashër Krasniqit, ia përmend hotelet e diamantet

21:31 / E mërkure, 09 Maj 2018

 

Deputeti Frashër Krasniqi para pak minutash përmes rrjetit social facebok ka thumbur ish partinë tij, Lëvizjen Vetëvendosje, së po merret shumë me partine e re të të dorëhequrve.

Ai në rrjetin social facebok ka shkruajtur:

“Partia me e madhe qe po fuqizohet” po merret tere kohen me “partine e vogël qe s’ka me e kalu pragun” 😂.Këtu ose supozimi i parë është i pavërtete, ose i dyti. E me gjasë dyjat.”

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Tinka Kurit, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se është absurde që ky grup i deputetëve ta kritikojnë VV, kur vet ata kanë dhënë material të mjaftueshëm për tallje.

Duke nisur me llogo qesharake, pastaj me lokacionin ku kanë mbajtur ‘festën’ e partisë së re, që është hoteli më i shtrenjtë në Kosovë, dhe me të gjitha veprimet

që ata kanë bërë që nga koha që i janë bashkuar partisë së Kaqusha Jasharit.

“Pasi të furnizojnë me material për tallje masive me secilin veprim: me logo, me hotel, me diamanta, me trëndafila plastikë, ankohen “Po ju pse po merreni me ne”. Po sepse për fat të mirë nuk na është shu aftësia për t’u çuditur e as ajo për të qeshur. Njëra është element i rëndësishëm i mendimit e tjetra është thjesht e pashmangshme.” Ka shkruar Kurti në facebook./Gazeta Blic/

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400