Kusari-Lila:Alternativa kundërshton ndryshimin e planit të Peisazhit në Shkukëz

10:34 / E mërkure, 07 Shkurt 2018

 

Ish kryetarja e Gjakovës dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria Haradinaj po i bën dëme të mëdha Kosovës e në veçanti komunave.

Sipas saj kuvendi komunal i Gjakovës sot do të mbajë një mbledhje e jashtëzakonshme për ta ndryshuar planin e Shkugëzës në mënyrë që të ndërtohet një teren sintetik i futbollit, e që ai vend ka qenë i destinuar për ndërtimin e fushave të tenisit.

Në një postim në rrjetin social Facebook Kusari-Lila ka thënë se Gjakova rrezikon të humb projektin kapital për avancimin e sportit.

Postimi i plotë i deputetes Kusari-Lila në Facebook:

Njëherë mbyllim dhe zhvatim Kosovën, pastaj komunat … me radhë. Sot Gjakovën e kanë në agjendë. Është ftuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Gjakovë për të ndryshuar planin e Peisazhit Shkugëz dhe në vendin e destinuar për t’u ndërtuar fushat e vetme të kompletuara të tenisit në Kosovë, planifikohet të ndërtohet terren sintetik i futbollit. Në fillim të mandatit, Qeveria Haradinaj projektit prej 480,000 euro ia mori 380,000 euro përkundër që kontrata për ndërtimin e terreneve të tenisit është e nënshkruar dhe tani sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm e dëmshme, komuna e copton terrenin jashtë ligjshëm pa diskutim publik, pa ndryshim plani dhe pa sqarime për finalizimin e terrenit të tenisit. Sot, pas Kosovës tash Gjakova rrezikon të humb projekt kapital për avancimin e sportit dhe perspektiven e gjeneratave të reja. Ndërsa, përkundër premtimeve që AAK i bëri në Gjakovë për fushën e futbollit në Dardani (ish-Piskotë), pa hezitim dhe në formë arbitrare vendosin ndërtimin e terrenit të futbollit diku tjetër për interesin privat të cilin do të kuptojmë së shpejti për kënd u bë, krejt në dëm të interesit publik. Turp dhe Krim i institucionalizuar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400