“LDK të publikojë të dhënat për kontributin e njerëzve të saj pas masakrës së Jasharajve”

14:29 / E enjte, 08 Mars 2018

Profesori universitar, themeluesi e tani ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka thënë se LDK-ja duhet të publikojë të dhënat e veta për kontributin e njerëzve të saj pas masakrës së Jasharajve.

Kjo erdhi pasi KMLDNJ-ja sot gjatë ditës publikoi disa të dhëna lidhur me kontributin e njerëzve të saj në rastin e Jasharajve, për të cilat Krasniqi tha se dëshkojnë një agazhim trimëror të shumë aktivistëve të KMLDNJ-së edhe në ato ditë, transmeton Gazeta Infopress.

“KMLDNJ doli me të vërtetën e vet lidhur me kontributin e madh që kanë dhënë njerëzit e tij edhe me rastin e masakrës serbe kundër familjes Jashari në mars 1998. Të dhënat janë telegrafike, por dëshmojnë për një angazhim trimëror të shumë aktivistëve të KMLDNJ-së edhe në ato ditë të tmerrshme. Besoj se edhe LDK-ja duhet të publikojë të dhënat e veta për kontributin e njerëzve të saj. Edhe gazetarët e terrenit duhet ta thonë fjalën e vet. Duhet të flasin edhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar. Kjo është e vetmja mënyrë që të vihen në vend kontributet e atyre që kanë heshtur nga modestia, të bindur se e kanë kryer vetëm detyrën. Por, tash u ka dalë edhe një detyrë tjetër: të mbrojnë të vërtetën nga uzurpuesit”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400