
Lekaj: Në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë
16:01 / E diell, 15 Prill 2018
Në shënimin e 19 vjetorit të “Betejës së Zhegocit” edhe zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan- Dheu i Bardhë, me ç’rast u tha se po bashkohet Prishtina me Preshevën. Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se përkujtimi i dëshmorëve është detyrë e gjithsecilit, pasi sipas tij fal gjakut të tyre sot ekziston mundësia e investimit dhe modernizimit të infrastrukturës. Ministri shtoi se në janar të vitit 2019 do të fillojë autostrada tjetër Istog, Pejë, Deçan e Gjakovë që lidhen ndërmjet vete edhe Prizrenin dhe kështu sipas Lekajt të gjitha këto qytete do të lidhen me Tiranën. “Autosdradat lidhin qytete, shtete e kombe, prandaj janë të nevojshme. Autostrada e Gjilanit do t’iu shërbej të gjithëve. Zhvillimit ekonomik dhe lidhjes se njerëzve si atyre të Republikës tonë, poashtu edhe rajonit. Kosova, Prishtina si kryeqendër e sajë, po lidhen me gjithë rajonin përmes autostradës “Ibrahim Rugova” me Shqipërinë, autostradës “Arbën Xhaferi” me Shkupin, autostradës Prishtinë – Pejë me Malin e Zi, autostradës “Zahir Pajaziti-Edmond Hoxha-Hakif Zejnullahu” me Serbinë, autostradës që sot filluam, atë të Gjilanit, me Kosovën Lindore dhe kështu me radhë deri në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë”, ka shkruar Lekaj ne Facebook.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Doktoresha e Gjinekologjisë së QKUK’së tregon momentin e mrekullueshm të lindjes së një foshnjeje
-
Haradinaj: Me komunitetin turk do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë
-
“Institucionet të përkrahin më shumë librin, botuesin dhe lexuesin”
-
11 këshillat e Ismailit për Ditën e Tokës
-
Kurti thotë se pa Vetëvendosjen në pushtet s’rregullohen problemet e mjedisit
-
Maloku i reagon Gjuriqit për asociacionin
-
Kryetari Ahmeti flet për aktgjykimin që iu bë Inspektorëve, nuk e komenton lartësinë dënimeve
-
Lekaj: Drenicën po e lidhim me koridore të rëndësishme infrastrukturore
-
Hoxhaj pret delegacionin nga Britania, rikonfirmojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve
-
“Termocentrali ‘Kosova e Re’ do ta përmirësojë cilësinë në arsim” – margaritari i ministrit kosovar
-
Raporti i BE-së në duart e Thaçit
-
Fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e MPJ të Kosovës
-
Veseli: BE vlerësoi të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave
-
Babai i Aulon Zekës publikon foton e vrasësit të djalit, kritikon gjyqësinë për dënimin që ia dha
-
“Miratimi i Pakos së Gjyqësorit reflekton përpjekje të përbashkët për të fuqizuar sundimin e ligjit”
-
“Sasia e të dhënave që Facebook ka lejuar të rrjedhin është e tmerrshme”
-
Kelmendi godet: Haliti i mori fiks 8.8 milionë marka – tha se i duheshin për “sekrete ushtarake”
-
Veseli nderon martirët e vrarë në Poklek e Çikatovë
-
Vrasja e Ivanoviqit, O’Connell: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë
-
“Po të ishte Auloni djali i dikujt prej ‘të mëdhenjëve’, sa do të ishte dënuar vrasësi i tij”