Limaj: Kosova dhe Shqipëria t’i ndihmojnë arbëreshët në kultivimin e vlerave shqiptare

22:03 / E premte, 25 Maj 2018

Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera shqiptare ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një takim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali.

Limaj, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se arbëreshët nuk hoqën dorë asnjëherë nga identiteti i tyre kombëtarë dhe me xhelozi e ruajtën traditën dhe kulturën shqiptare.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen për të ndihmuar arbëreshet në ruajtën dhe zhvillimin e këtyre vlerave”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:

Ishte kënaqësi që në jubileun e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vendlindjen e Jeronim de Radës dhe Zef Serembes, bashkë me ministrat Dardan Gashi e Pandeli Majko, të marrim pjesë në një tubim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali.

Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh arbëreshëve për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera arbëreshe për qindra vjet.

Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t’u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e këtyre vlerave.

Arbëreshët i ftuam që sa më shpejt ta viztojnë Kosovën për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

FL

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400