Limaj tregon se çka kërkoi nga Grupi Parlamentar i Miqësisë Kuvajt- Kosovë në takimin e sotëm

13:41 / E premte, 13 Prill 2018

Limaj takon Grupin parlamentar të Miqësisë Kuvajt- Kosovë, ka një kërkesë për ta Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar sot Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt- Kosovë.

Limaj ka falënderuar shtetin e Kuvajtit për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Limaj ka bërë me dije se Grupi Parlamentar i Miqësisë Kuvajt- Kosovë është zotuar se do të angazhohet në njohje të reja si dhe do të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtarë.

Postimi i plotë i Limajt:

Ishte kënaqësi ta prisja në një takim miqësor Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt-Kosovë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës shpreha mirënjohjen e thellë dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Republikës së Kosovës në njohjen e shtetit tonë nga vendet arabe.

U pajtuam që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha sferat, e sidomos në atë ekonomik.

I ftova ata që investitorët e Kuvajtit të vijnë e të investojnë në Kosovë dhe t’i shfrytëzojnë përparësitë që i ofron Kosova.

Në anën tjetër përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kuvajt-Kosovë u zotuan se do ta bëjnë maksimumin që t’i sjellin njohje të reja Kosovës nga disa shtete arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe do të angazhohen t’i ndihmojnë Kosovës në anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400