Milaim Zeka: Adem Mikullovci sinonim i shoqërisë feudale – turkofile

13:58 / E hëne, 07 Gusht 2017

 

Deputeti nga NISMA ,Milaim Zeka në një postim të tij në rrjetin social facebook i  tërhjek vëmendjen Adem Mikullovcit sa i përket udhëheqjes së tij në Kuvendin e Kosovës .

Ai po ashtu i bënë thirrje PAN që të vijë me emrin e kandidatit të mundshëm , në mënyrë që vendi të mos shkojë ne zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan InfoPress.

“Personalisht mbështes ftesën e Adem Mikullovcit Prej qe ka filluar seanca e pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem Mikullovci, po ece për mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as qe e ka idenë se çfarë është duke bere. Thjeshte, po tregon se eshte sinonimi me i mire i nje shoqerie feudale, turkofile, me traditen qe Bali i Shpise, mundet me tredhe miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun. Krejte keto marrezira po ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin. Si do qofte, e kisha lutur PAN-in, qe mos te kerkoje qime ne tlyne, po te vije diten e enjte me emrin e kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Perndryshe po pergaditemi per zgjedhje te jashtezakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas ftyre per me dale edhe me kerku vota?!” shprehet Zeka .

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400