“Milaim Zeka e Bajrush Morina po pretendojnë që e dinë se kush e ka vrarë Enver Malokun”

19:56 / E enjte, 11 Janar 2018

 

Anëtari i Kryesisë se Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleteta permes nje postimi ka kritikuar Bajrush Morinen dhe Milaim Zeken qe sipas tij po bejne gare se kush e di vrasesin e Enver Malokut.

Ja postimi i tij:
Milaim Zeka e Bajrush Morina po pretendojnë që e dinë se kush e ka vrarë Enver Malokun dhe po bëjnë garë në këtë aspekt.

Së pari, është jonjerëzore të bësh show me tema të tilla të ndjeshme për familjen dhe shoqërinë. Informatat e tilla (nëse ka) duhet të deponohen aty ku duhet, pa pasur nevojë për show medial.

Së dyti, është e papërgjegjshme nga ana institucionale që të mos reagohet kur ka deklarime të tilla publike. Sepse, këto reagime të këtyre dy personave janë vetëdenoncim publik për kryerjen e veprës penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”. Pra, sipas nenit 386 të Kodit Penal të Kosovës:
“Kushdo që është në dijeni për identitetin e kryesit të një apo më shumë prej veprave penale në vijim dhe nuk e lajmëron faktin e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.” E në kuadër të këtyre veprave penale përfshihet edhe vrasja.

Ky është degradim i padurueshëm!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400