Milaim Zeka i reagon Bajrush Morinës: Ia huqe keq për vrasësin e Enver Malokut

15:03 / E enjte, 11 Janar 2018

 

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj gazetarit Bajrush Morina rreth asaj se kush e vrau Enver Malokun, veprimtarin e LDK’së.
Bajrush Morina, sot përmes Facebook’ut, tha se e di se kush e vrau babain e deputetes së LDK’së, Doruntinës.

Por Milaim Zeka, thotë se Morina ia ka huq keq se kush është dorasi ndaj Malokut. Sqaron se nuk ka vrasës të Enver Malokut, brenda Kuvendit.

Postimi i tij i plot

Bajrush Morina ja huqe keq
Nuk ka vrases te Enver Malokut brenda Kuvendit
Ish kolegu im, Bajrush Morina, sot kur eshte dite zie per te gjithe ata qe e kane daahur, nderuar, respektuar e vleresuar Enver Malokun, doli me nje lajm bombe, duke thene qe “vrasesi i Enver Malokut eshte nje deputet i Kuvendit te Kosoves dhe grueja e tije”!
Me shume saktesi e di se ne kend po aludon Bajrush Morina, mirepo kjo nuk eshte e vertete. Eshte e vertete qe drejtesia nderkombetare ka punuar ne zbardhjen e ketij rasti, edhe te Sabri Hamitit, ama asnje deputet aktual nuk eshte i dyshuar per keto raste.
Enver Malokun e kam pas shef ne QIK nja 9 vite. Pse ka qene shume i zoti, shume i mençur e shume shqiptar, Serbia e vrau, permes mashave te veta ne Kosove!!!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400