Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi priti delegacioni nga Iowa

23:03 / E martë, 08 Maj 2018

 

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot ka pritur në takim një delagacion nga Iowa.

Ja postimi i tij në facebook:

Sot, prita në takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga presidenti i Kolegjit (Des Moines Area Community College), Rob Denson me të cilët kam biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e edukimit, me theks të veçantë mobilitetin e studentëve dhe profesorëve dhe zgjerimin e bashkëpunimit me universitetet e Iowa-s.

MAShT është e gatshme që të gjejë format më të përshtatshme të bashkëpunimit me institucionet arsimore të Iowa-s.
Fillimisht diskutova për përvojën e mirë dhe mbështetjen që kisha marrë gjatë vizitës disaditore në Iowa, dhe ardhja e presidentit Denson në Kosovë mundëson fillimin e bashkëpunimit konkret, funksionalizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e mobiliteteve të studentëve dhe profesorëve dhe trajnimin e trajnerëve në fushën e bujqësisë për shkollat profesionale në Kosovë.

Diskutimet e hapura të cilat i kemi pasur me institucionet arsimore në Iowa na kanë dhënë mundësi që të themi, po e kemi gjetur vendin i cili më së shumti mund të na ndihmojë në sistemin arsimor.

Presidenti i Kolegjit (Des Moines Area Community College), Rob Denson, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizmin e projekteve të përbashkëta me universitetet e Kosovës dhe bartjen e përvojave më të mira nga universitetet e Iowa-s.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400