Ministri i Drejtësisë uron Ditën e Kushtetutës

14:46 / E hëne, 09 Prill 2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar dekadën e parë të Kushtetutës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot përmbushë një dekadë të tërë prej se është miratuar duke përcaktuar kështu të ardhmen demokratike dhe prosperuese të shoqërisë tonë. Sot para një dekade, kjo Kushtetutë, materializoi shtetin sovran të Kosovës, vendosi bazat për paqen e qëndrueshme në mes të komuniteteve të saj dhe përcaktoi parimet më të larta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut” ka shkruar Tahiri.

Për më tepër, ministri Tahiri ka thënë se Kushtetuta  përfaqëson vetë identitetin e popullit të Kosovës, që nga trajektorja historike e luftës, tek e ardhmja e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian dhe në NATO.

“Kushtetuta e Kosovës nuk përfaqëson vetëm aktin juridik që përcakton rendin politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë që nga trajektorja historike e luftës për pavarësi e deri te e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe tek e ardhmja e Republikës së Kosovës, si shtet paqedashës, i integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe i përcaktuar për zhvillim demokratik e ligjor që garanton të drejtën dhe barazinë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim. Urime Dita e Kushtetutës!” ka përfunduar Tahiri.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400