Ministri Ismaili njofton për masat dhe vënien e rregullit në transportin e kufomave

17:54 / E shtunë, 06 Janar 2018

 

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se kanë nisur të gjitha masat ligjore që do të

merren me rastin e raportuar në media rreth “Pazarit me Kufoma” të ndodhur në QKUK. Përmes një postimi në Facebook, ministri thotë se rasti është proceduar edhe në komisionin disiplinor, derisa ka përgëzuar menaxhmentin e QKUK’së për reagimin e shpejtë në këtë situatë. Ismaili është zotuar se nuk do të ketë vend për ata që nuk e respektojnë ligjin dhe rendin.
Postimi i Uran Ismailit:

E përgëzoj menaxhmentin e QKUK-së për reagimin e shpejt dhe marrjen masave konkrete rreth raportimeve në media lidhur me pretendimet për “Pazarin me kufoma”.

Tashmë kanë nisur të gjitha masat ligjore në lidhje me rastin dhe ndaj të përfshirëve në të, duke u proceduar në komision disiplinor.

Është mbajtur një takim nga menaxhmenti i SHSKUK-së me shtatë kompanitë që transportojnë kufomat nga morgu i QKUK-së, të cilat janë të licencuara nga MTI-ja.

Këto kompani janë obliguar të gjitha që ditën e martë t’i sjellin dëshmitë për licencat e tyre të lëshuara nga ky institucion. Është vendosur që meqë janë shtatë kompani të licencuara, secila të ketë nga një ditë të javës, me vetëm një numër kontaktues dhe parking të rezervuar.

Sektori i shëndetësisë ka probleme të mëdha, por vullneti ynë është më i madh se pengesat.

Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për njerëz profesionistë, të ndërgjegjshëm dhe të cilët, mbi të gjitha, respektojnë punën dhe ligjin. Të tjerët nuk do të kenë vend aty.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400