Muhamet Kelmend- Ramiz Lladrovcit: Mos e blloko më regjistrimin e Adem Jasharit

14:57 / E enjte, 08 Mars 2018

Profesori Muhamet Kelmendi e ka përsëritur thirrjen e tij ndaj Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, që të bëjë publike regjistrimet e komandantit legjendar Adem Jasharit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka shkruar se në këto regjistrime, është vetë Adem Jashari që deklaron anashkalimin dhe injorimin e tij nga grupi që tash është në pushtet.

“Thirrje Ramiz Ladrovcit! Mos e blloko më regjistrimin e heroit tonë Adem Jasharit. E ke regjistrimin që unë dhe Fehmi Ladrovci të dhamë në Janar të vitit 1997. Jepi dritë deklarimeve të heroit mbi raportet dhe gjendjen që kishte në këtë kohë. Është vetë heroi Adem Jashari që deklaron anashkalimin dhe injorimin e tij nga grupi që tash është në pushtet. Mjaftë më me mashtrime”, ka shkruar Kelmendi, transmeton Gazeta Infopress.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400