Mushkolaj për Lekajn: Doktor Pali e komplekson edhe gjuhën shqipe

11:43 / E martë, 06 Shkurt 2018

 

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të ministrit Pal Lekaj, në një televizion, ku ai ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj mund të gjuajë me armë kudo në botë.

Përmes postimeve në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ironizuar me pjesë të intervistës së Lekajt të cilin e ka quajtur doktor Pali, derisa ka thënë se me gjuhën e tij e ka kompleksuar edhe gjuhën shqipe

Postimet e tij në Faebook:

Doktor Pali ma ndreqë natën. E paska mësu fjalën “n’këtë prizmë”, e shkoqi tuj e përdor.

Doktor Pali ta komplekson edhe shqipen standarde. “Nuk ka mundur me kaluar”, po thotë.

Doktor Pali: “Zoti Haradinaj dhe luftëtarët e lirisë çdokund n’botë mund të gjujnë me armë”.

Ooo ma myti prizmën Doktor Pali.

“Nuk kom pa asni ftohje”, po thotë Doktor Pali për raportet Fatmir-Behgjet.

“Ish-qeveria e kalume”, po thotë Doktor Pali.

Doktor Pali: “Është proces që vazhdon në vazhdimësi”.

Doktor Pali plotësisht i qartë: “Ato skena të LDK’së besoni se kom thonë ku jemi”.

Doktor Pali: 91 km autostradë Istog-Prizren 1 miliard euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400