Myzejene Selmani e AKR-së, thotë se Selim Pacolli do të jetë nënkryetar i Prishtinës

15:46 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Pas arritjes së koalicionin në mes të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, ditë më parë kanë qarkulluar zërat se Rrahim Pacolli do të bëhet nënkryetar i Prishtinës.

Ndërkohë, ky koalicion u pa si i biznesit, pasi që Pacollët e rriten biznesin e tyre pas ardhjes së VV-së në pushtin e Prishtinës.

Por, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte përgjigjur se koalicioni me AKR-në u bë pasi u pajtuan në disa pika programore, dhe përjashtoi mundësin që Rrahim Pacolli të jetë nëkryetar i Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Megjithëkëtë, anëtarja e AKR-së, Myzajene Selmani ka hedhur disa fotografi në rrjetin social facebook ku shihet me Selim Pacollin, të cilin e ka quajtur nënkryetar të Prishtinës. “Me Nënkryetarin e Prishtinës Selim Pacollin”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive ish deputetja e AKR-së

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400