Nisin reagimet ndaj deklaratave të sotme të Presidentit Thaçit, “O President, ecë me kohën”

16:36 / E hëne, 09 Prill 2018

Sociologu Fadil Maloku ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të vendit Hashim Thaçi që bëri sot në Koshare.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ai i ka thënë Presidentit Thaçi që të ec me kohën, pasi sipas tij, shetësia nuk ndërtohet me folklorizëm.

“O President, ecë me kohën! Shtetësia, sovraniteti dhe demokracia nuk ndërtohen me folklorizëm dhe ikonografi deklarative, si sot që bëre në Koshare…, por, me konsolidimin e institucioneve, transparencën dhe llogaridhënien e asaj çka punoni, dhe si punoni. Ndryshe, prononcimi i Juaj me këto terma arkaike, mundet shlirë nga oponenca publike, të shquhet edhe si abuzim publik!?”, ka shkruar Maloku.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400