“Nuk kemi arsye për urime e festë – kush qohet i pari shkel Kushtetutën”

11:02 / E hëne, 09 Prill 2018

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu,  me rastin e Ditës së Kushtetutës nuk sheh arsye që të festohet sepse sipas tij, ajo shkelet çdo ditë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se Kushtetuta e vendit po shkelet edhe nga gardiani i saj, transmeton Infopress.

Ju sjellim të plotë postimin e Sejdiut:

A me uru?

A me uru për përvjetor të një Kushtetute, që kush të qohet i pari e shkelë? Ku edhe vet gardiani i saj e shkelë (Rasti i imunitetit të deputetëve) edhe e bënë “si llastikun” varësisht cilit “shef” aktual i shërben. Ku ndarja e pavarësia e pushteteve ka mbetë vetëm teori. Ku më shumë ka shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me këtë Kushtetutë në baza ditore, se sa respektim e zbatim – me rrëmbimin e fundit të qytetarëve pa asnjë procedurë me urdhër të të madhit dhe gjithpushtetshmit “shef”, si shembulli më i freskët, por asesi i fundit.

Nuk kemi arsye për urime e festë. Kemi vetëm arsye e përgjegjësi për veprim, pëpjekje e mund, që ta kthejmë Kushtetutën nga lecka në të cilën e kanë shëndërruar, në një udhërrëfyes të pacenueshëm që rregullon shoqërinë tonë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400