Pacolli: Shfuqizimi i Speciales do izolonte Kosovën si Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës

12:16 / E hëne, 08 Janar 2018

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, thotë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do kthente Kosovën 18 vite pas, dhe do bënte që Kosova të humbte miqtë e saj amerikanë dhe evropianë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se Gjykata nuk është dashur të formohet fare, por pasi veç është miratuar atëherë janë mbyllur dyert për një kthim të mundshëm pa pasoja

Ky është postimi i plotë:

Gjykata Speciale në vitin 2014 nuk është dashur të themelohet fare, e për këtë kanë bërë gabim deputetët.

Por meqë është miratuar atëherë janë mbyllur dyert për një kthim të mundshëm pa pasoja.

Shfuqizimi i kësaj Gjykate në një mënyrë tinëzare, vetëm na rikthen 18 vite pas, dhe na bën të humbim miqtë tanë amerikanë e evropianë.

Ne nuk e kemi luksin të kthehemi prapa dhe të prishim marrëdhëniet me të gjithë ata që kur kishim nevojë na ndihmuan, në veçanti SHBA-të.

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk i sjellë aspak të mira Kosovës. Një izolim i tipi të Shqipërisë së vitit ’45 të Enver Hoxhës është ajo që e pret vendin tonë, nëse i bëjmë aleatët tanë më të mëdhenj ndërkombëtarë të na kthejnë shpinën.

E efektet e natës së 22 dhjetorit duket se kanë nisur të shfaqen. RrP.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400