Parlamenti e shpalli Prizrenin kryeqytet historik të Kosovës: Haskuka kërkon më shumë

19:13 / E premte, 18 Maj 2018

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka postuar një shkrim në Facebook në lidhje me vendimin e Parlamentit të Kosovës për ta shpallur Prizrenin, të cilin e drejton, si kryeqytet historik të Republikës, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se karakteri i këtij vendimi është vetëm simbolik, dhe se vetëm e vërtetën atributin karakteristik të Prizrenit, si një qytet me histori mbi 2000 vjeçare.

Duke folur për Prizrenin, si një qytet që ka qenë kryeqendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane, dhe si kryeqytet jozyrtar i shtetit shqiptar, ai ka sygjeruar që vendimi i parlamentit në të ardhmen të plotësohet “përmbajtësisht me ligje, dhe fonde të ndara, në mënyrë që këto vlera të ruhen dhe kultivohen përgjeneratat e ardhshme.”

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit të Prizrenit, Haskuka:

“Vendimi i Parlamentit të Kosovës që Prizrenin ta shpall kryeqytet historik, aktualisht ka vetëm karakter simbolik. Ky vendim për momentin është vetëm një vërtetim për atributin karakteristik të Prizrenit, si një qytet me histori mbi 2000 vjeçare, i cili ka bartur vlerat civilizuese të popullit tonë gjatë historisë.

Përgjatë periudhës osmane një kohë të gjatë ka qenë kryeqendra e Vilajetit të Kosovës, e cila shtrihej prej Leskovcit në Serbinë e sotme, Beranin në Mal të Zi, territorin e Kosovës, Shkupin e Koçanin në Maqedoni dhe një pjesë të Shqipërisë deri në Dibër. Prej vitit 1878 për tre vite, Prizreni jozyrtarisht ishte kryeqyteti i shtetit shqiptar në formim, vendi ku lindi ideja e shtetit dhe kombit shqiptar, ndërsa deri në vitin 1948 ka qenë edhe kryeqyteti i Kosovës në kuadër të shtetit jugosllav.

Ky vendim i parlamentit, në të ardhmen duhet të plotësohet përmbajtësisht me ligje dhe fonde të ndara, në mënyrë që këto vlera të ruhen dhe kultivohen për gjeneratat e ardhme. Prizreni është hambari më i madh i kulturës së popullit tonë, i cili padrejtësisht është anashkaluar.”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400