Pas dorëheqjes Ylli Hoxha vazhdon heshtjen, bën veç llajka te Fisnik Ismaili

12:02 / E shtunë, 06 Janar 2018

 

Ish-Zëdhënësi i Veton Surroit, Ylli Hoxha po vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë për atë që po ndodh në Lëvizjen Vetëvendosje. Mirëpo, është aktiv në shpërndarjen e llajkave në statuset e Fisnik Ismailit, i cili po paralajmëron largim nga Vetëvendosje.
Ylli Hoxha, dikur Zëdhënës i Partisë ORA, po vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë për gjendjen e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Ndonjëherë po shpërndan llajka në rrjetin social FB në dorëheqjen e zyrtarëve partiakë.

Edhe pse ka qenë ndër zyrtarët e parë që ka dhënë dorëheqje, duke thënë se po largohet nga udhëheqja e VV’së në Prishtinë pasi ka lënë plot liderë potencial për të udhëhequr partinë.

“Sot, pas ketyre fitoreve, duhet te jemi te vetedijshem se kemi hy ne nje etape te re, ne nje nivel te ri, dhe organizates sone ne Prishtine i duhet energji e re! Duke qene I bindur se organizaten po e le me plot lidere potencial sot me kenaqesi e dorezoj detyren time si kryetar i organizates ne Prishtine!”, kishte shkruar Hoxha, në letrën e dorëheqjes.

Ndërkohë, në Vetëvendosje po vazhdojnë dorëheqjes prej organeve partiake. I fundit është Zgjim Hyseni, i cili dha dorëheqje duke thënë se nuk pajtohet me linçimet po iu bëhen anëtarëve të partisë. Para tij kanë dhënë dorëheqje edhe Shqipe Pantina, Dardan Sejdiu e Visar Ymeri.

Albin Kurti u ka bërë thirrje të kthehen duke premtuar se nuk do të hakmerret.

Në gjithë këtë situatë po vazhdon të heshtë edhe Dardan Molliqaj, i cili dikur ishte Sekretar Organizativ i Vetëvendosjes

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400