Për takimin në Hajvali reagon edhe Gjergj Dedaj

11:18 / E hëne, 05 Shkurt 2018

 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka reaguar për takimin e mbrëmshëm të liderëve në Hajvali.
Dje në Hajval, në shtëpinë e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, u mblodhën Presidenti Hashim Thaci, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj me kabinetin qeveritar.

Por, kjo nuk ishte gjëja e duhur, sipas Gjergj Dedajt që edhe vetë është pjesë e kësaj qeverie. Dedaj thotë se odat janë dobësim i institucioneve shtetërore dhe imazhit të Kosovës.

“Odat, dobësim i institucioneve shtetërore dhe imazhit të Kosovës. Institucionet nuk duhet kthyer në oda burrash, sepse këtë nuk e bënë asnjë vend në Bashkimin Evropian as botën demokratike”, ka shkruar Dedaj në profilin e tij në facebook.

Gjergj Dedaj është zv.ministri i përhershëm i qeverive të Kosovës. Ai këtë pozitë e ka mbajtur në të paktën 4 ministri është emëruar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400