“Po të ishte Auloni djali i dikujt prej ‘të mëdhenjëve’, sa do të ishte dënuar vrasësi i tij”

14:46 / E hëne, 16 Prill 2018

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj dënimit për vrasjen e të riut Aulon Zeka. Berisha ka shkruar në Facebook se për fëmijët e varfër nuk ka drejtësi.

Ajo shkruan më tutje se po të ishte Auloni djali i dikujt prej ‘të mëdhenjëve’, sa do të ishte dënuar vrasësi i tij.

Berisha ka kritikuar ministrinë e drejtësisë, duke e pyetur se “A po t’vjen hiç marre! A je njeri ti, ke ti pak dashni, aq pak sa të bëhesh në anën e viktimës…”.

Postimi i plotë:

Për fëmijët e varfër s’ka drejtësi.

Me pas qenë Auloni djali i dikujt prej këtyne t’mëdhenjve, sa e kishin dënu vrasësin e tij!

Çka ua merr mendja shqiptarë, a e kishin dënu vet?m me 9-të vjet burg vrasësin e tij, dhe me 3 vjet, kriminelen që frymëzoi, ndihmoi dhe inkurajoi vrasësin ta kryejë krimin.

A thotë Zoti ta durojnë prindërit e Aulonit gjithë këtë padrejtësi!

Drejtësia e Kosovës është kriminale.
Sjell vetëm fatalitet dhe fatkeqësi.

Drejtësia që i vret njjerëzit e vdekur për së dyti, dhe kur e sheh që viktimat janë politikisht të pafuqishëm dhe fukarenj, i shkel në fyt.

I keni shkelë me pare gjykatës e prokurorë;

Ju jeni ata që i keni ‘vjedh’ dhomat e dëshmive të krimit;
Ju jeni ata që ua falni burgun kriminelëve!
Ju jeni ata që e motivoni krimin në Kosovë dhe i inkurajoni njerëzit të marrin hak.

Kriminelët e vendosin drejtësinë.

Jo veç politika, po parja vendos kush sa duhet të dënohet për krime dhe kush duhet të lirohet krejt.

E liruat vrasësin e Donjeta Pakazitit, njëherë i ‘gjetët’ dëshmitë e dëshmitarët, e pastaj s’di çka ‘ndodhi’, nuk i gjetët ‘dëshmitariët’.

Jo liri, jo lëvizje të lirë…por ky vend është i kriminalizuar, i kontamijuar, është parajsa e kriminelëve dhe e mafiozëve.

Çerdhja e gjarpërinjive është në sistemin e drejtësisë.

Qysh dënohet me 9-të vjet burg vrasësi i pamëshirshëm, që vraun me paramendim dhe e fshehu trupin e viktimës!

A ju bjen në mend Zoti kur i shikoni fëmijët e juaj kah rriten.

(Po shihet), Kosova nuk mund të funksionojë pa protektorat të fortë, pa dikë që i rri mbi kokë.
Anipse, ia doli t’i korruptojë edhe gjykatësit fukarenjë të OKB-BE-së.

Këtu keqpërdoret pavarësia dhe lriia.
Shqiptari i lirë për të vendosur drejtësi-po tregohet i rrezikshëm.

…s’ka drejtësi. Drejtësia (pafajësia) është mall që blihet me pare.

Fukarenjë që e shesin drejtësinë me pare.

Këtu është rrezik të ta humbin farën.
Dhe vriten njerëzit ditë’m drekë, e nuk dënohet kurrë kush.
Edhe kur dënohet, dënohet sa për të thënë.

Sepse, liria këtu të çon në robëri, shitet e blihet pafajësia; shitet e blihet burgu….
Tmerr i tmerrit. Shtet jofunksional dhe kriminal.

Asnjë Institucion, asnjë komision, nuk është i pavarur…zingjiri i krimit nuk ka fund, as nuk ka kush e këput.

Çka po thu ti ‘sy’ Meduze…ministër i drejtësisë!
A po t’vjen hiç marre! A je njeri ti, ke ti pak dashni, aq pak sa të bëhesh në anën e viktimës…!

P.S. E ti, Aulon, mos fal
(se, kështu duke falë njëri-tjetrit, kemi ardhur deri në këtë ditë ku na ka marrë anën e keqja dhe padrejtësia).
Padrejtësia nuk falet, ajo duhet të paguhet…të ndëshkohet rëndë.

Po ti ‘kalo i lirë dhe thuaj, më në fund e pashë dritën’!  ????

Askujt mos ti mbetet zhig të jetojë në Kosovën e padrejtësive së tmerrshme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400