Politikanët nisin luftën për merita: Tahiri: Qeveria Haradinaj votoi Ligjin për Prishtinën

18:35 / E enjte, 17 Maj 2018

 

Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri ka komentuar votimin pro Ligjit për kryeqytetin.

“Nje projekt madhor i Qeverisë Haradinaj kaloi! Parlamenti i Kosovës, pas 10 viteve e votoi Ligjin për Kryeqytetin. Me këtë, Prishtina e fitoi statusin dhe identitetin e plotë, ndërkaq Kosova në shtetësinë e saj tani ka kryeqendër me plotë kuptimin e fjalës”, shkruan Tahiri në FB.

Kuvendi i Kosovës sapo ka miratuar projektligjin për kryeqytetin me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400