Postimi i hoxhës në Facebook kundër kishës nxit kërcënime kundër pastorit, ftohet në polici

23:16 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

 

Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, kishte bërë një postim në Facebook, kundër ndërtimit të kishës protestante në Prishtinë, dhe kjo është pretenduar se ka nxitur kërcënime ndaj pastorit Fehmi Cakolli.

Shkaku i kësaj, imami Musliu, është ftuar në polici për të dhënë deklaratë. Këtë e ka bërë të ditur vetë hoxha në fjalë, duke e cilësuar këtë thirrje nga institucionet e rendit, si tentim për ta frikësuar.

“Sot isha ne Polici, Njësinë e Hetimeve te Përgjithshme -DRP-Prishtinë për shkak të këtij postimi në Facebook se dikush nga “trimat” e fb e paska “tut” Pastorin Fehmi Cakolli..!!!”, ka thënë hoxhë Musliu.

Tutje ai ka shtuar se është absurde që hoxha të thirret në polici për një postim në Facebook.

“Deklaratën që dhashë në polici po e ndaj edhe me ju publikisht: Turp për ata që thërrasin apo mundohen të friksojnë hoxhallarët sikur unë, me këto veprime. Ndërsa për ata që bëjnë këso veprime do u kisha thënë vetëm dy fjalë: Në këtë gjendje kur problemet dhe të ligat na kanë rrethuar nga të gjitha anët të thirrët në Polici një hoxhë për një postim është absurde.. Kjo po i bjen për dikënd nanë e për dikënd njerkë!”.

“Apo dikush :”bume / granat e kurgja kerkujna, a dikush po… e u ba nami”. Nuk e kemi nijet as mu frikësu as mu ndal drejtë një Kosove më të mirë dhe një populli më të vetëdijshëm…”, ka thënë në fund hoxhë Musliu.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400