Reçica: Urime për pastërtinë tënde Komandant Ҫeliku

12:51 / E premte, 09 Mars 2018

 

Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, njëherë zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj është shpallur sot i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Gjakovë, në rastin e njohur si rasti i Bellanicës. Ndaj pafajësisë së Limajt ka reaguar edhe bashkëpartiaku i tij, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i cili ka uruar Limajn për fitimin e kësaj beteje. “Kush do duhet ta dijë?! Nuk shembet Mali dhe as mund të përlyej kush Lavdinë! Llapushniku dje të ndau fatin të jesh ballëhapur në Berishë, sot të risjell fitimtarë në Prishtinë. Urime Kryetar, urime për pastërtinë tënde Komandant Ҫeliku. Krenarë me Ty!”, ka shkruar Reçica në Facebook

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400