“Sasia e të dhënave që Facebook ka lejuar të rrjedhin është e tmerrshme”

15:08 / E martë, 17 Prill 2018

 

Skanali i cenimit të privatësisë në rrjetet sociale është bërë temë diskutimi gjithandej, sidomos pas zhvillimeve të fundit me Facebook-un. Eksperti i sigurisë kibernetike Hekuran Doli vlerëson se sasia e të dhënave që ky rrjet ka lejuar të rrjedhin është e tmerrshme.

Përmes një postimi, Doli ka listuar disa prej kategorive të informacioneve, të cilat ai thotë se Facebook ka lejuar të rrjedhin, transmeton Gazeta Infopress.

Ju sjellim të plotë postimin e Dolit:

Sasia e te dhenave qe Facebook ka lejuar te rrjedhin eshte e tmerrshme. Nder te tjera Facebook ka lejuar rrjedhjen edhe te ketyre kategorive te informacioneve:
– Mesazhet ne inbox
– Mesazhet ne inbox te faqeve qe menaxhoni
– Te gjitha notifications, me mundesi te fshirjes apo markimit te tyre si te lexuara
– Lejimin e paleve te treta te postojne dhe fshijne postime ne faqet qe ju menaxhoni
– Emri/Mbiemri
– Gjinia
– Lista e shokeve ne Facebook
– Email adresa
– Daten e lindjes
– Adresen
– Qeshtjet mbi te cilat keni interes
– Bindjet politike dhe religjioze
– Librat e lexuar, qe planifikoni te lexoni dhe frazat e postuara nga librat
– Aktivitetet sportive
– Lajmet e lexuara, publikuara si dhe lejimi i – aplikacioneve qe te postojne ne ëall ne emer tuajin
– Te gjitha videot e pulikuara
– Te gjitha fotot e publikuara
– Listen e aktiviteteve (kujt ja keni bo like, cka keni postu, cka keni fshi, kond e keni bo block etj…)
– Leximi i postimeve ne grupe
– Lidhjet familjare

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400