Sejdiu: “Pallati i Rinisë” është i Pristhinës

12:37 / E premte, 02 Shkurt 2018

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka shkruan në rrjetin social Facebook, për bartjen e Pallatit të Rinisë, në pronësi të Komunës së Prishtinës, shkruan Infopress.

Sejdiu ka thënë se në ndërtimin e pallatit kanë kontribut edhe qytetarët, por që ai po keqmenaxhohet.

Shihni të plotë postimin.

Është hera e dytë gjatë kësaj jave që Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik nuk e hedh në votim propozim-vendimin e qeverisë, sipas kërkesës së komunës së Prishtinës, për bartjen e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës së Prishtinës!

Tash e 18 vite ky pallat, i ndërtuar me kontributin e qytetarëve të Prishtinës dhe komunave përreth, po keqmenaxhohet. Infrastruktura sportive e kulturore po degradon, ndërsa pjesa komerciale po zhvlerësohet!

Duke definuar pronësinë, pra duke e shndërruar në Ndërmarrje Publike Komunale sipas propozimit të qeverisë, Komuna e Prishtinës mund të sigurojë donacione për të bërë renovimin e tërësishëm të këtij pallati!

Është e papranueshme zhagitja e këtij vendimi, sidomos tani pasi egziston vullneti dhe vendimi i qeverisë dhe Komunës së Prishtinës!

Pallati është i Prishtinës!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400