Seremb Gjergji, për 3 vjet kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

14:19 / E mërkure, 17 Maj 2017

 

I kërkova z. Appathurai që brenda 3 vjetëve Kosova urgjentisht duhet të jetë pjesë e NATO-s me qëllim të parandalimit të influencës ruse në Kosovë.

“Kosova tashmë është prekur nga ndikimi i lehtë Rus, diçka që e konfirmoi edhe vet z. Hoyt Yee në Forumin e Sigurisë (2BS) në Mal të Zi të organizuar nga Këshilli Atlantik.

NATO duhet ta shqyrtoi seriozisht pranimin sa më të shpejtë të Kosovës në gjirin e saj. Por, z. Appathurai theksoi se janë disa faktor që Kosova duhet shqyrtuar seriozisht: 1. Disa vende anëtare të NATO-s, ende nuk e kanë njohur Kosovën, andaj NATO ka qëndrim neutral ndaj shtetësisë së Kosovës; 2. Vullneti i njëanshëm i Institucioneve të Kosovës për të krijuar ushtri me ligj – ka ndikuar negativisht, dhe 3. Ndërtimi i kapaciteteve të brendshme në rrugën drejt NATO-s.

Ju e dini që Aleanca e NATO-s është e përkushtuar për një politikë të dyerve të hapura, për të gjitha vendet që plotësojnë kriteret; e veçmas vendeve të Ballkanit, tha James Appathurai, Zv. Asistent Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe të Sigurisë. Por, ju duhet koordinuar me Miqtë dhe Aleatët para se të bëni ndonjë veprim të ngutshëm.

Diskutuam për letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg dërguar Qeverisë së Kosovës për të forcuar bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe NATO-s dhe për mundësitë e avancimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Detajet e këtij avancimi përfshijnë nivelet e reja të sigurisë kibernetike, edukimit, trajnimit dhe logjistikës. Në bisede e më hershme më Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, e konfirmon të njëjtën gjë: “Sfidat e sigurisë në Ballkan po evoluojnë, ashtu duhet të evoluojnë edhe reagimet tona”.

Displaying James Appathurai.jpgDisplaying James Appathurai1.jpg

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400