“Shesheli të dënohet edhe për krimet në Kosovë”

16:45 / E mërkure, 11 Prill 2018

Lidhur me dënimin e Vojisjlav Sheshelit, ka reaguar deputeti nga Grupi i Pavarur i Deputetëve, Visar Ymeri. Ky i fundit ka thënë se dënimi me 10 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Sheshelin është lajm i mirë për viktimat, por i pamjaftueshëm.

Sipas tij, një dënim i tillë dëshmon sërish përgjegjësine e Sheshelit dhe të Serbisë për krimet kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik në ish-Jugosllavi.

Ymeri ka deklaruar se Shesheli duhet të dënohet edhe për krimet në Kosovë.

“Shesheli të dënohet edhe për krimet në Kosovë

Dënimi i Vojislav Sheshelit nga Tribunali i Hagës është një lajm i mirë për viktimat, por i pamjaftueshëm. Ky dënim ridëshmon përgjegjësinë e tij politike dhe të Serbisë shtetërore, në krimet kundër njerëzimit dhe në spastrimet etnike, në Ish-Jugosllavi. Paramilitarët çetnikë të Sheshelit me njësitet e tjera fashiste të së djathtës ekstreme të Serbisë ishin herë pjesë përbërëse dhe herë partnere të policisë dhe ushtrisë zyrtare serbe edhe për krimet, pastrimet dhe dëbimet në Kosovë; e jo vetëm në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë. Shesheli dhe frymëzuesit, urdhënësit dhe kryerësit e krimeve kundër njerëzimit në hapësirat ish-jugosllave nga Serbia duhen të dënohen para së gjithash nga gjyqësori serb. Përballja me të kaluarën e Serbisë mbetet nevojë dhe domosdoshmëri. E vonuar, kjo përballje do ta mundësonte pajtimin e nevojshëm dhe bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400