Shqiptari rrëfen se si e solli në burg torturuesin dhe vrasësin serb nga Kosova

14:40 / E enjte, 24 Maj 2018

Jakup Rexhepi, një ish i burgosur në burgun e Dubravës nga regjimi i Millosheviqit, ka evokuar kujtime rrëqethëse të një date që ai nuk e harron kurrë, 24 majin.

Rexhepi, në një rrëfim të shkurtë në Facebook, , kujton se si pikërisht më 24 maj kishte takuar Zoran Koliqin, gardianin e burgut të Dubravës, por tani me pranga në duar.

Ai rrëfen se si kishte vendosur ta kërkonte Zoran K. derisa e kishte gjetur vetë, pa ndihmën e askujt. E kishte denoncuar atë, e më vonë, Prokuroria do ta dënonte Zoran Koliqin me 16 vjet burg.

Statusi i plotë i Rexhepit:

24 -Maj esht nje dit e veqant per mua .Ne ket Bote thon se njerzit takohen dy her,por edhe Koincidenc ishte ne te njejten dat me 24- Maj,takova Zoran K.ne ambjentet e prokuroris ne Prishtines, por kesaj radhe Ai ishte i lidhur kemb e duar e jo Une,fjala e par qe me erdhi ne goj ishte Gllavo Dolle siq na thoshte ai neve gjat 1999 ne Burgjet serbe,.Me 24-Maj 1999 pas tmerrit ne burgun e Dubraves na transferuan ne burgun e Lipjanit, isha ulur me te ndjerin Gani M kur arritem ne burgun e Lipjanit Ganiu ishte para meje ne rresht ,Ganin filloj ta rrefte brutalisht nje Gardian me Uniform deri sa e shtriu per Toke nje tjeter Gardian po ashtu me Uniform itha :Dosta Koliq umro.Aty e mesova se ky Kriminel mbiemrin e ka Koliq e shikova mir ne sy,Ganiu mbeti i shtrir dhe i doli gjak nga goja ,ne rend isha Une nuk di si ja dola te mbijetoj ,pas dy dite i kam pytur shoket e dhomes perball se qka ka ndodhur me Ganin ,at me than se ka vdekur,pas lirimit tim nga burgu i Beogradit ne 2001 kam qen gjithmon ne kerkim te nje personi me mbiemrin Koliq,sipas mendimit tim ishte ketu diku i rrethines ose nga Graqanica ose Fush Kosova ose Lipjani,e kam kerkuar ne te gjitha vendbanimet Serbe e kam kerkuar i vetem pa bashkpunim dhe pa ndihmen dhe pa dienin e askujt.ne Fshatrat Serbe gjithmon i kam pytu vetem te Moshuarit dhe Femiet,ne Fshatin Dobratin kisha dyshime se esht nje familje me mbiemrin Koliq se pse kisha qen ne ket Fshat dhe para dy vitev por ky Fshat ishte i organizuar mir dhe une u gjeta para nje situate te rrezikshme ku mund te deshtonte misioni ime i cili nuk ishte qe une ta vras Koliqin por qe Ai te arrestohet .Ne Fshatin Dobratin 08-12-2009 -Ora 9:00 pran deres se Zoran Koliqit i emocionuar dhe i armatosur momente te jashtzakonshme.trokita disa her ne Dere doli Gruaja e ti me nje vajz per dore,Une ju prezentova si nje Person qe kam lidhje me Biznesin edhe e pyta a e ke Burrin ketu dhe a punon akoma ne Burgun e Lipjanit Ajo me tha se nuk punon me ne Burgun e LIpjanit qe nga 1999 ,dhe nuk esht ne shtepi esht ne Graqanic me te siguruar ket fak Une kam njoftuar Prokurorin Speciale ,dhe ai esht arrestuar dhe esht denuar me 16 vite Burg

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400