Tahiri pret Lekajn, thotë se 2018-a do të jetë vit i projekteve të mëdha në Vushtrri (FOTO)

13:04 / E martë, 13 Mars 2018


Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në takim sot ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me një pjesë të kabinetit të tij.

“Me Ministrin biseduam për projektet e përbashkëta infrastrukturore. E falënderova Ministrin Lekaj për mbështetjen e projekteve të Infrastrukturës në Vushtrri dhe për faktin që është ministri i parë që më viziton në Komunë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Këtë vit do të kemi vazhdimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë; Zgjerimin e rrugës Nedakoc-Smrekonicë, pastaj; Do të filloj rregullimi i rrugës regjionale të Qyqavicës (projekt 3 vjeçar), ndërsa sivjet do të përfundohet ura në fshatin Pestovë”.

“Me Ministrin biseduam edhe për rrugën Vushtrri-Nedakoc-Pestovë e cila do ë financohet me rishikim të buxhetit!”.

2018 vit i projekteve të mëdha të infrastrukturës në Vushtrri! Image may contain: 4 people, including Xhafer Tahiri, people smiling, suit
Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 8 people, including Xhafer Tahiri, suit and indoor

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400