Tahiri procedon në Qeveri dy pikat që përmbushin obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane

13:51 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ka bërë procedimin në Qeveri të dy pikave, me të cilat ministria e tij përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).

Sipas Tahirit, Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept Dokumenti për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, ndaj të cilëve ngriten aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Kam proceduar në Qeveri dy pika, me të cilat ministria që unë drejtoj përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane (ERA). Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept Dokumenti për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, ndaj të cilëve ngriten aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve tona në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me miratimin e këtyre akteve, ne do të kemi një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400