Thaçi: Përvoja e Kosovës me NATO-n dhe UNMIK-un, e vlefshme për botën

19:16 / E premte, 17 Nëntor 2017

 

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka treguar se çfarë do të flasë sonte në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

Në një postim të tij në Facebook ka thënë se do të shpalosë përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sonte në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax të Kanadës do të flas për përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Përvoja e Kosovës me misionin paqeruajtës të NATO-s dhe me administratën e UNMIK-ut, si dhe sukseset në rindërtimin e shoqërisë dhe ndërtimin e shtetit janë përvojë e vlefshme për tërë botën.

Nga kjo përvojë mund të mësojmë për rastet e tjera, ku duhet të intervenohet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të ndihmohen shoqëritë të ndërtojnë shtet mbi parimet e lirisë e barazisë. HTH

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400