Vdes motra e ish- komandantit të UÇK-së dhe politikanit të njohur kosovar

13:54 / E mërkure, 11 Tetor 2017

 

Ish- eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh politikanit, Naim Maloku, i ka vdekur motra.

Lajmin e ka dhënë vet Maloku nëpërmjet rrjetit social.

Me dhimbje, ai ka kujtuar se si janë rritur bashkë në skamje.

Në vijim mund ta lexojeni të plotë dedikimin prekës të Malokut!

Lamtumirë motra ime Samile Maloku Muqolli!

U rritem në skamje por me mundin dhe djersen e prindërve të cilët na edukuan qe të jetojmë me nderë dhe mbi të gjitha ta duam Atdheun. Do të mbetesh në kujtesë për sinqeritetin, bujarinë dhe mbi të gjitha për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë për lirinë e Atdheut.

I përjetshëm kujtimi për Ty motra ime!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400