Veseli bisedë telefonike me të mbijetuarin e Holokaustit, i lindur në Prizren

16:18 / E premte, 13 Prill 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur sot përmes telefonit me Raul Teitelbaum, i mbijetuar i Holokaustit, i lindur në Prizren. Veseli tha se Teitelbaum ka shumë respekt për Kosovën, dhe me kënaqësi ka pranuar ftesën për ta vizituar. Kjo për faktin se qytetarët e Kosovës gjatë luftës së dytë botërore kanë shpëtuar shumë hebrenj nga përndjekja e nazistëve.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Në mesin e gjashtë të mbijetuarve të Holokausit, që këtë vit janë përzgjedhur për hapjen e ceremonisë përkujtimore, Yad Vashem, të gjashtë milionë viktimave të tij, këtë vit ishte edhe Raul Teitelbaum, hebre i lindur në Prizren.

Sot bisedova me të në telefon. I emocionuar, më falënderoi dhe shprehu respektin dhe dashurinë për vendin tonë. Z. Teitel e ftova për vizitë në Kosovë dhe me kënaqësi e pranoi ftesën.

Ne jemi pasardhës të burrave dhe grave, që në ditët më të rënda për hebrenjtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, hapën dyert dhe zemrat për t’i strehuar e mbrojtur hebrenjtë e ikur nga persekutimi nazist.

Njësoj si ata, edhe ne sot, bashkëndjejmë me vuajtjet e viktimave të Holokaustit.

Ne jemi krenarë me heroizmin e treguar ne ato kohë, si dhe me  miqësinë e dy popujve tanë që ata na

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400